Rreth 88 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, 1 milionë e 895 mijë e 431 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 63 milionë e 307 mijë e 250 persona janë shëruar nga ai.

Amerika prinë e para me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 21 milionë e 869 mijë e 885 të infektuar, pastaj India me 10 milionë e 405 mijë e 97 të infektuar, Brazili me 7 milionë e 874 mijë e 539 raste, Rusia me 3 milionë e 332 mijë e 142 raste dhe Britania me 2 milionë e 836 mijë e 801 raste, transmeton Express.

22 milionë e 654 mijë e 872 raste janë ende aktive me këtë virus, ndërsa 108 mijë e 53 persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me këtë virus është 52 mijë e 943 raste nga 192 mijë e 296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

1 mijë e 363 persona kanë vdekur nga ky virus në Kosovë.