Në kuadër të programit Evropa kreative, përmes projektit “Kultura e lëviz Evropën”, është planifikuar mbështetja e 7 mijë artistëve. Mundësia për aplikim do të jetë deri më 30 prill, transmeton Portalb.mk.
“Me buxhet prej 25 milionë euro, “Kultura e lëviz Evropën” do të mbështesë rreth 7000 artistë, profesionistë kulturorë dhe organizata pritëse midis viteve 2025 dhe 2028”, raporton Ministria e Kulturës dhe Turizmit, duke theksuar se aplikimi është individual ose në grup prej 5 personave.
Të drejtë aplikimi kanë banorët që janë 18 vjeç e më shumë dhe janë pjesë e arkitekturës, trashëgimisë kulturore, dizajn, letërsi, muzikë, arte interpretuese dhe arte vizuale.
“Ai ofron mbështetje financiare për artistët dhe profesionistët kulturorë për të udhëtuar dhe për të realizuar projekt në vend tjetër të Evropa Kreative”, raportoi Ministria.
Në buxhetin prej 25 milionë euro përfshihen shpenzimet e udhëtimit dhe pagesat ditore.





