Rreth 66 mijë maqedonas kanë fituar shtetësi bullgare në 10 vitet e fundit!

Në 10 vitet e fundit rreth 66 mijë maqedonas janë pajisur me shtetësi bullgare. Këtë e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë e Bullgarisë, Desisllava Ahlladova, gjatë fjalimit në parlamentin bullgar.

Sipas minsitres bullgare të gjithë që kanë bërë aplikime kanë deklaruar se kanë origjinë bullgare.

Këto shtetësi, sipas shifrave zyrtare janë dhënë gjatë periudhës 2010-2020, duke respektuar Ligjet dhe dekretet shtetërore.