Rreth 5000 persona që janë në izolim duhet të paraqiten për të votuar në zgjedhjet e 15 korrikut

Sipas parashikimeve në vjeshtë virusi më shpejtë do të përhapet, andaj po punojmë në përgatitjen e kapaciteteve spitalore, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Mendoj se në periudhën e ardhshme do të kemi planë të përgatitur, shtreth të nevojshëm nëse paraqitet nevoja për muajt e vjeshtës. Me plan edhe për rotacion të personelit mjekësor”, tha Filipçe.

Sa i përket zgjedhjeve diku rreth 5000 janë në izolim dhe do të duhet të paraqiten në mënyrë që të votojnë.

Filipçe tha se bota është shumë larg nga përfundimit të pandemisë. /SHENJA/