Rreth 40 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Bolivi, qyteti thuajse i zhdukur nën ujë

Ka shkuar në 40 numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur Bolivinë, duke bërë që një pjesë e qytetit të Coviha (në veri) të zhytet nën ujë.

Niveli i ujit në Urën Filias, që lidh Coviha-n me Brasilia në Brazil, arriti në 17 metra, duke tejkaluar rekordin e vendosur në 2015 prej 15.5 metrash, sipas njësisë së menaxhimit të rrezikut të Bolivisë.

Sipas studimeve të institutit privat Tierra, Bolivia përjetoi një periudhë thatësire për rreth gjashtë muaj, e ndjekur nga shirat e dendur në një periudhë të shkurtër kohore.

Të dhënat e shërbimit meteorologjik tregojnë se nga viti 1980, reshjet janë ulur me 36% në muajt e thatë nga gushti deri në tetor, por në vitin 2023 thatësira vazhdoi në Bolivi deri në ditët e para të dhjetorit.