Rreth 25 mijë nxënës pritet të regjistrohen në shkolla të mesme

Sot është hapur konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme, përcjell TV21. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se edhe këtë vit, stimulojnë shkollimin profesional, me qëllim që të mbushen zbrazëtirat në tregun e punës.

“Këtë vit kemi rreth 25,000 nxënës, që duhet të hyjnë në shkollimin e mesëm. Nga këto, është paraparë që rreth 17,000 të jenë në shkollat e mesme profesionale, shkollimi dual gjithashtu do të jetë në fokus. Deri tani kemi nënshkruar marrëveshje me mbi 800 kompani dhe vazhdojmë ta stimulojmë shkollimin e mesëm profesional, që t’i mbushim zbrazëtirat e tregut të punës, ose atë për të cilën kanë nevojë kompanitë që të përmirësohet prodhimi”, tha Jenavksa.