Rrëshqitjet e dheut në kanalin e Ibër-Lepencit ndalin furnizimin me ujë

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka njoftuar se si pasojë e rrëshqitjes së dheut përgjatë kanalit të Ibër-Lepencit, është ndalur furnizimi me ujë.

Bazuar në njoftimin zyrtar, furnizimi me ujë është ndaluar për shkak të nivelit të lartë të turbullirës.

“Ekipet janë duke punuar dhe në momentin që Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” e sanon gjendjen dhe uji i papërpunuar plotëson kushtet teknike për trajtim, KRU “Mitrovica” Sh.A. do të jetë e gatshme të rifillojë menjëherë trajtimin dhe shpërndarjen e ujit për konsumatorët”, thuhet në njoftim.