Rrënohen 11 objekte përreth Ujmanit, njëra nga to e nënkryetarit të Listes Serbe, Ivan Zaporozhac

Aksioni i nisur sot në mëngjes për rrënimin e 11 objekteve në zonën përreth liqenit të Ujmanit po vazhdon edhe më tej. Këto objekte janë ndërtuar në pronën që i përket ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”.

Në mesin e objekteve që po rrënohen janë edhe dy vila të Ivan Zaporozhacit dhe vëllait të tij Sergejit.

Ivan Zaporozhac është kryesues i Asamblesë së Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nënkryetar i Listës Serbe.