Rrëmujë në klube të natës! Policia kap të rinj me kokainë, fëmijë pas orës 24 dhe konstaton shkelje të tjera

Mbrëmë, mes datës 05 dhe 06 mars 2022 policët e Byrosë për Siguri Publike, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike, kanë realizuar aksion kontrolli në 18 klube të natës dhe objekte hotelerike të tjera në Shkup, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

“Gjatë kontrolleve, në një klub të natës është gjetur kokainë te N.G.(19) dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal”, qëndron mes tjerash në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se nga ana e Drejtorisë së të Ardhurave Publike janë shqiptuar sanksione ndaj 16 objekteve hotelerike, ku janë konstatuar parregullsi të ndryshme:

mosdhënie të faturave fiskale
mosevidentim të qarkullimit
mosregjistrim të firmës
“Nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut janë shqiptuar sanksione për tetë objekte, kurse dy objekte janë mbyllur. Gjithashtu nga ana e MPB-së do të vijojnë shkresa përkatëse edhe për atë se në dy klube të natës janë kapur fëmijë pas orës 24:00”, thuhet më tej në njoftimin e MPB-së.

Berlin Student fand einen Weg um 7 Kilo in 15 Tagen zu verlieren
Nga MPB njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës që vijon./TV21