Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka miratuar Rregullore të re për realizimin e të drejtës për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër, me të cilën bëhet një hap i rëndësishëm drejt thjeshtimit dhe përshpejtimit të procedurave për qytetarët.
Me këtë rregullore rregullohen më në detaje procedura e paraqitjes së kërkesës, dokumentacioni i nevojshëm, mënyra e punës së komisioneve profesionale dhe komisionit të shkallës së dytë, si dhe lëshimi dhe evidenca e gjetjeve, vlerësimeve dhe mendimeve profesionale.
Risia kryesore është se bashkë me kërkesën do të dorëzohet gjetja, vlerësimi dhe mendimi për nevojën për ndihmë dhe përkujdesje nga person tjetër, i përgatitur nga një komisioni profesional.
Ky ndryshim sjell dy përfitime kryesore:
për shërbimet profesionale – procedurë më të qartë dhe më efikase;
për përfituesit – procedurë më të thjeshtë dhe proces më të shpejtë për realizimin e të drejtës për kompensim.
Vazhdojmë me politika që sjellin procedura më të thjeshta, shërbime më të shpejta dhe më shumë mbështetje për qytetarët që kanë më së shumti nevojë për to.
Linku i Rregullore: https://portal.mdt.gov.mk/post-body-files/regulativa-od-oblasta-na-socijalnata-zastita-file-luFq.pdf





