Rrëfimi shokues i priftit francez: Kam abuzuar me 4-5 fëmijë në javë

Tashmë për ish priftin dhe kapelanin e dioqezës së Lion, Bernard Preina, 74 vjeç, i akuzuar për abuzim me të miturit në periudhën 1971 – 1991, ka nisur një proces i ri gjyqësor para gjykatësve të gjykatës penale.

Në seancë ishin të pranishëm 15 palë civile, mes të cilëve 10 viktima të abuzimeve të tij. Nga dëshmia e tij rezultoi se ai kishte abuzuar ndaj katër deri në pesë fëmijë në javë, veçanërisht gjatë fundjavave.

I përballur e akuzat, ish prifti u shpreh se gabimisht kishte kuptuar se ndoshta dhe fëmijët ishin dakord me ato që ndodhnin.

Që nga momenti i parë, ai nuk i ka mohuar asnjëherë akuzat por ka pranuar menjëherë fajin. Edhe pasi pranoi se ishte “i sëmurë” dhe kishte problem me fëmijët, atij iu lejua të mbetej prift në dioqezën e tij në Lyon.

Bernard Preinat rrezikon deri në 10 vjet burg.