Rrëfimi i Irfan Islamit: Vitet më të suksesshme i kalova te Hajduk Split, golin më të bukur e shënova për Shkëndijën

Ka lindur në Sedlarcë të Tetovës, por është ndërtuar si futbollist në Kroaci. Ai u bë i njohur, duke luajtur për shumë skuadra kroate, ndërsa kulmin e karrierës e pati te Hajduk Split.

Sulmuesi i dikurshëm, Irfan Islami, në një intervistë për gazetën Lajm rrëfen se ku është, çbën, tregon për karrierën e tij, golin e bukur, familjen, ambiciet e të tjerë.

Irfan Islami: Aktualisht jam trajner në NK Shokadija Babina Greda, skuadër që militon në ligën e katër kroate ose Liga ndër-qarkore, që kroatisht quhet“Medjuzupanijska liga Osijek Vinkovci”. Liga numëron 16 skudra, për momentin zëmë vendin e 9-të në tabelë. Më herët kam stërvitur skuadra si: NK Tomislav, NK Sllavonac, NK Gundinci, NK Marsonija. Ka 15 vite që punoj si trajner.

 

Irfan Islami: Përveç punës si trajner kemi edhe një agjensi për menaxhimin e futbollistëve e cila quhet St. Anton në Zagreb. Punojmë për krejtë Europën. Unë jam skaut për zbulimin e talenteve (15-20 vjet) në Kroaci, Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut, por menaxhojmë edhe futbollistë të moshës madhore mbi 20 vjet. Ambiciet e mija janë që të punojë edhe diku jashtë Kroacisë. Jam në bisedime me një trajner të njohur që të punojmë në ndonjë klub europian.

Irfan Islami: Kam lindur në Sedlarcë të Tetovës në vitin 1972. Në moshën 14 vjecare me familjen time jemi shpërngulur në Sllavonski Brod të Kroacisë. Dhe, pas dy vitesh u regjistrova tek pionierët e BSK Marsonija nga Sllavonski Brod. Këtu i kam kaluar të gjitha ekipet zinxhirë, pra deri te seniorët, duke qëndruar deri në vitin 1989.

Ps:Irfan Islami në foto me menaxherin e njohur Ardian Alijaj

Irfan Islami: Më pas karrirera ime filloi të ngritej. Kalova në Dinamo Vinkovci-Cibalia, ku luajta për gjashtë sezone (1989-1995), më pas dy të tjera (1995-1997) në Mladost 127-Istra Pula dhe kulmi i karrierës në Hajduk Split (1997-1999). Pas Hajdukut u ktheva te Shkëndija HB (1999). Pastaj sërish u ktheva në Kroaci te Zadar (2000-2004) dhe Posushje në Ligën e parë të BeH-së. Në 2004-ën u ktheva sërish te Shkëndija ku luajta për 6 muaj. E përfundova karierën në vitin 2006 në Bjellovar.

Irfan Islami: Në kampionatin kroat kam të luajtura 150 ndeshje dhe kam shënuar 45 gola. Sic e theksova vitet më të suksesshme i kam kaluar te Hajduk Split, ku kemi zënë vendin e dytë të ligën e parë dhe më pas morëm pjesë në kupën e UEFA-së. Golin më të bukur e kam shënuar për Shkëndijën në Tetovë kundër Bregallnices, fituam 1:0. Më kujtohet ishte ndeshja e parë e kampionatit në vitin 2004.
Irfan Islami: Kam dy djem Ardijanin (21 vjec) punon në Gjermani dhe Ardenin (16 vjec) luan futboll në NK Tomislav. Këtu i kam edhe prindërit, të cilët janë në pension. Jetojnë edhe këtu dhe në Maqedoninë e Veriut./Gazeta Lajm.

Irfan Islami në foto me Eduardo Da Silva, ishlojtar i Dinamos nga Zagreb.