Wayne Rooney ka bërë një rrëfim shokues si i ftuar në një podcast të organizuar nga Rob Burrow, një ish-lojtar i ragbyt.
Legjenda angleze ka zbuluar se që në fillim të karrierës së tij kishte probleme me faktin se ishte i famshëm.
“Në një moment u tërhoqa në vetvete, u mbylla në shtëpi për disa ditë. Kur isha në të 20-at e mia, alkooli më relaksonte, piva derisa më ra të fikët”, bëri të ditur trajneri i ri i Birminghamit.
Rooney hyri në futbollin profesionist në moshën 16-vjeçare si lojtar i Evertonit, ai u bë anëtar i kombëtares së Anglisë në moshën 17-vjeçare dhe u transferua në Manchester United në moshën 18-vjeçare. Në United, ai u bë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.



