Rrahje pas ndeshjes Shkëndija-Struga në Shkup

MPB njofton se më 24.08.2026, në SPB Shkup, J.K. (26) nga fsh. Reçicë e Vogël, rrethina e Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 21:10, në një hapësirë parkimi në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, është sulmuar fizikisht nga disa persona. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.