Rrahje në autobusin “55” në Shkup!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, ka pasur rrahje mes udhëtarëve në autobusin urban të Shkupit me numër “55”, përcjell TV21.

“Më datë 02.02.2023 në ora 18.00 në stacionin policor në Gazi Babë, A.H.(24) nga fshati Studeniçan i Shkupit, ka denonczar se rreth orës 13:40 në autobusin urban me numër 55, në rrugën “Metodija Andonov Çento”, pas një përplasje të shkurtër, është sulmuar nga një person me mjet të fortë dhe i ka shkaktuar lëndime”, qëndron në njoftim, përcjell TV21.

Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.