Rrahje mes të miturve në Shkup, MPB del me detaje

Mbrëmë në lagjen e Shkupit, “Debar Maalo”, ka ndodhur një përleshje masive mes të miturve, ndërsa në rrjetet sociale është publikuar video nga e gjithë ngjarja.

Nga MPB sot kanë dalë me detaje, duke bërë të ditur se shkak i sherrit janë marrëdhëniet e prishura miqësore të mëparshme.

“R.M.(44) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 22:00 në rrugën “Orce Nikolov”, afër një dyqani sanduiçësh, katër të mitur pas një debati verbal kanë sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur. Sipas raportit, arsyeja ishte një keqkuptim i mëparshëm për miqësitë e prishura në shkollë. Në vendngjarje kanë dalë efektivë të policisë dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.