Rrahje mes gjashtë personave në një lokal të Gostivarit! MPB: Është raportuar se në konfrontim ka qenë i përfshirë edhe një fëmijë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë ditës së djeshme është raportuar se ka pasur konfrontim fizik mes gjashtë personave në Negotinë të Gostivarit. SPB-Tetovë thekson se sipas raportimit në përleshjen fizike ka qenë i përfshirë edh enjë fëmijë 15-vjeçar.

“Tridhjetë e tetë vjeçari E.E. nga Negotina e Gostivarit, dje (11-tetor) në ora 12:50 në SPB Tetovë ka raportuar se bashkë me dy persona të tjerë që kanë qenë në lokalitetin “Sandarica”, rajoni i Negotinës, janë konfrontuar fizikisht me N.J. (39), M.J. (62) dhe një 15-vjeçar nga i njëjti fshat. Sipas raportit, në konfrontim të ndërsjellë janë përdorur edhe sende të forta. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe ndaj të përfshirëve do të vijojnë parashtresat përkatëse.