Rrahje masive në një shisha bar në Podujevë

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në parkun e qytetit, konkretisht përballë një lokali (shisha bar) në Podujevë.

Në këtë rrahje, sipas pamjeve të siguruar nga një medium lokal, shihet se janë përfshirë disa persona.

Ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar apo të arrestuar nga kjo përleshje.

Gazeta Express ka tentuar të sigurojë versionin e policisë lidhur me rastin, por ende nuk ka marrë përgjigje.

PAMJET: