Rradhë të gjata në kufi “Tabanoc”, 6 orë pritjeje të autobusëve (VIDEO)

Rradhë të gjata pritjeje të mërgimtarëve në kalimin kufitar Tabanoc (Maqedoni Veriore-Serbi). Ankesa të shumta nga mërgimtarët tane për siç shprehen ata, “punën e ngadalte dhe neglizhente të autoriteteve kufitare!”.

Nerimane Selmani me punë në Wien të Austrisë thotë se autobusi i tyre është duke pritur për ta kaluar kufirin prej orës 14.00 (raportimi i lajmit po behet në orën 20.40)” thotë ajo për Gazeten Lajm.

Një pjesë e mërgimtarëve kane frigë se nuk do të mund të mbërrijne në punë për shkak të vonesave. A.I.