Rozana Radi ua mbyll gojën atyre që e kritikuan për mbi peshë

Pasi u kritikua shumë për mbi peshë, Rozana Radi u ka kthyer ndjekësve se kjo nuk e bën atë më pak inteligjente apo më pak të bukur.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, ndau një foto buzë detit ku shfaqet me bikini, dhe sipër fotos la një mesazh që ia vlen të lexohet nga të gjithë.

“Po kam shtuar kg dhe kjo nuk me ben me pak grua terheqese. Nuk do te thote qe te shtosh disa kg nuk je nje grua inteligjente. Nuk do te thote, qe po pate celulit burrat nuk te duan me si me pare. Eshte problemi juaj qe zgjidhni “burra” qe ju duan per shale. Eshte problemi i te gjithave ju me adresa fallco, qe mjafton te kesh vene pak bark dhe turreni me sms per te bullizuar kedo qe ju del perpara ne rrjetet sociale. Eshte thjeshte te mos keshe “fytyre” e te gjykosh fytyren e tjetrit. Une jam tipi i gruas qe me kenaq nje prendim. Une jam tipi i gruas qe qaj me nje film. Nuk me impresionojne muskujt tek nje burre dhe pse i vleresoj ata qe merren me sport. Preferoj te degjoj nga nje burre qe bisedat me mua jane ato qe i pelqejne me shume tek une. Menyra se si qesh, se si surprizohem…. Nje kg me shume ne trup nuk me ben me pak te lexuar”, shkroi Rozana.