Roza Lati qan me dënesë në momentin kur sheh të ëmën se është futur brenda Big Brother

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka hyrë brenda ditën e sotme (e hënë) edhe nëna e Roza Latit, aktorja Rita Lati.

Si një mision nga ‘Vëllai i Madh’, ajo ka shkuar deri në oborr, ku po qëndronte Roza së bashku me Rike Roçin.

Me të parë të ëmën, moderatorja e njohur ka shpërthyer në lot, duke mos reaguar fare për situatën.

Foto: Screenshot/Instagram

Atë u mundua ta qetësonte Rikja si dhe pranë saj ishte edhe valltari Graciano Tagani.

Rita u sillte vazhdimisht andej dhe po këndonte një këngë, ku në një moment i mori edhe erë së bijës.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, në BBVA sot ka hyrë edhe vëllai i gazetares Ilnisa Agolli, e cila po ashtu nuk reagoi fare.

‘Vëllai i Madh’ i ka ngacmuar banorët edhe me disa pamje e lajme.