Duket se lidhja mes Rozës Lati dhe Xhonatan Islamit ka marrë fund.
Moderatorja ka fshirë çdo gjurmë nga raporti i tyre në rrjetet sociale, duke hequr fotografitë dhe postimet që i lidhnin bashkë.
Megjithatë, ajo që ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve është një detaj interesant në Instagram. Edhe pse Roza ka zgjedhur të mbyllë kapitullin publikisht, ajo vazhdon ta ndjekë Xhonatanin në këtë rrjet social, ndërsa Xhonatani nuk e ndjek më Rozën.
Ky veprim ka ngjallur reagime duke thënë se Xhonatani ishte i pari që fshiu çdo gjë.
Të vërtetën e dinë vetëm ata të dy, shkruan Kosovarja.





