Ronela Hajati “lodhet” nga kritikat: Kaq është maksimumi im

Ronela Hajati përfaqëson këtë Shqipërinë më “Eurovision 2022” me këngën “Sekret” në Torino të Italisë.

Pak para nisjes së këtij festivali, performanca e këngëtares gjatë provave mori vëmendje të madhe, shkruan lajmi.net.

Ajo ka dhënë një konferencë për shtyp në Torino ku ka folur për bullizmin, dhe mesa duket nuk i ka përballuar dhe aq mirë komentet e shumta negative në drejtim të saj.

Në një postim në ‘Twitter’ ajo thotë se:

“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është ajo që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë sa më shpejt. Fikini televizorat kur të performojë këtë m*t performance sepse do ta harroni më shpejt!”, ka shkruar Ronela në ‘Twitter’.

Ronela do të bëj hapjen e “Eurovisionit” e para me 10 maj( të martën)./Lajmi.net/