Ronela Hajati kujton të atin me një mesazh prekës në prag të Krishtlindjes

Ronela Hajati ka ndarë një mesazh tejet emocional në InstaStory, ku ka kujtuar të atin dhe boshllëkun që mungesa e tij ka lënë në jetën e saj, veçanërisht në prag të Krishtlindjes.

Në rrëfimin e saj, këngëtarja shprehet se i mungon babai jo vetëm gjatë festave, por çdo vit e çdo ditë. Ajo kujton se sa mbrojtës ishte ai, dashurinë e madhe që kishte për të dhe për nënën e saj, si dhe lidhjen e fortë familjare që ata ndanin.

Ronela shkruan se shpreson një ditë të ketë një familje me të njëjtën lidhje të veçantë. Ajo tregon se i mungon të quhej “princeshë”, përqafimet e tij dhe vetëbesimi që ai i dha ndër vite.

Mesazhi mbyllet me një dedikim të ndjerë dashurie për të atin, duke e kujtuar me emrin përkëdhelës dhe fjalët “të dua shumë”, të shoqëruara me një zemër të kuqe – një rrëfim i thjeshtë, por thellësisht prekës.