Para disa ditësh Festivali i Këngës ka publikuar listën e artisteve pjesëmarrës në këtë edicion.
Pas publikimit të listës fituesja e vitit të kaluar të këtij festivali ka kujtuar pjesëmarrjen e saj, shkruan lajmi.net.
Ndër tjerash ajo tha se kënga e saj fituese “Sekret” është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit.
“Që kur nisi sezoni i Festivalit të Këngës u bëra shumë nostalgjike duke e parë këtë. Pas gjithçkaje që u tha e që ndodhi (por për këto nuk e di nëse do të flasë ndonjëherë) ‘Sekret’ është një nga hitet më të padiskutueshme në historinë e festivalit”.
Nëse do ta rikëndoj ndonjëherë me këtë këngë në skenë do qaj e sigurt. Ne kemi bërë një punë të mahnitshme. Ju dua me gjithë zemër”, shkroi ajo në “Instagram”. /Lajmi.net/