Ronaldo vazhdon me gola në Arabinë Saudite, shënon një tjetër për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka vazhduar me gola për Al Nassr në kampionatin elitar të Arabisë Saudite.

Ylli portugez e ka kaluar në avantazh 0:1 ekipin e tij në udhëtim te Al Adalh, shkruan lajmi.net.

Cristiano Ronaldo ka realizuar në minutën e 40-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Përballja mes Al Adalh dhe Al Nassr është në kuadër të javës së 22-të kampionale.

38-vjeçari ka shënuar 10 gola këtë edicion me Al Nassr duke kontribuuar edhe me dy asistime.