Ronaldo u fotografua sërish me thonjtë e lyer, zbulohet arsyeja

Fotografia e fundit e Cristiano Ronaldos nga sauna bëri bujë të madhe në publik, para së gjithash për faktin se ai tregoi sërish thonjtë e lyer.

Ndërkohë ka mbërritur një shpjegim, i nisur nga gazeta gjermane “Bild” dhe e cila pretendon se e gjitha është për arsye praktike.

Vendosja e një shtrese mbrojtëse të llakut zvogëlon shanset për shfaqjen e baktereve dhe dihet shumë mirë se sa i përkushtuar është Ronaldo për të mbajtur një gjendje të shkëlqyer fizike.

Ronaldo aktualisht po lufton për titullin në Arabinë Saudite.

Al Nassr i tij është tre pikë prapa liderit Al Ittihad.

Cristiano Ronaldo gjithashtu po përballet me disa akuza të aktores spanjolle, Jola Berocal e cila pretendoi se ka qenë në lidhje me yllin e futbollit.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo hodhi poshtë të gjitha këto akuza dhe tha se ishte një gënjeshtër dhe shpifje./Lajmi.net/