Ronaldo sot feston ditëlindjen

Cristiano Ronaldo sot feston ditëlindjen e 38-të. Portugezi është lindur në vitin 1985 në Funchal.

Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.

Futbollisti profesionist portugez aktualisht është kapiten i ekipit kombëtar të Portugalisë dhe luan si sulmues për klubin e Arabisë Saudite, Al-Nassr.

Ronaldo ka luajtur për ekipet: Porto, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Ronaldo ka fituar katër Këpucë të Artë evropiane, pesë Topa të Artë si dhe me dhjetëra trofe ekipesh dhe individuale.