Ronaldo sonte starton me Portugalinë, thyen rekordin për paraqitje ndërkombëtare

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është përfshirë në 11-shen startuese të Portugalisë, në ndeshjen kundër Lihtejnshtajnit.

Me këtë paraqitje, Ronaldo do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje ndërkombëtare, duke ia kaluar Bader Al-Mutaëa të Kuvajtit, pasi që deri më tani dyshja kanë pasur nga 196 paraqitje.

Portugalia dhe Lihtejshtajni ndeshen sonte në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024. /Klankosova.tv