Ronaldo “shfryen” ndaj medieve: Çdo ditë flasin për mua, e dinë se pa gënjyer s’fitojnë para

Cristiano Ronaldo më në fund e ka thyer heshtjen në lidhje me informacionet të fundit që kanë të bëjë me të ardhmen e tij në futboll.
Portugezi kësaj here zgjodhi t’i sulmojë vetë mediumet, me arsyetimin se të njëjtat gënjejnë për të fituar para.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e “arsyetoi” këtë, duke thënë se emri i tij sjell shumë përfitime materiale.

“Është e pamundur që të kalojë një ditë dhe të mos flitet për mua. Në të kundërt, shtypi nuk fiton para. Ata e dinë se nëse nuk gënjejnë, nuk fitojnë para. U them të vazhdojnë”, u shpreh ai.