Cristiano Ronaldo, përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, i ka falënderuar tifozët e Liverpoolit për ngushëllimin që ia dhanë gjatë ndeshjes Liverpool – Manchester United.
Në minutën e shtatë të takimit, tifozët vendas duartrokitën për një minutë për ta ngushëlluar portugezin pas vdekjes së djalit.
“Një botë…një sport…një familje…Faleminderit Anfield! Familja ime dhe unë nuk do ta harrojmë këtë respekt ndaj nesh”, u shpreh lojtari, shkruan lajmi.net.
Ronaldo nuk u paraqit në ndeshje pas rastit tragjik, teksa dje iu kthye stërvitjeve me klubin për përballjen ndaj Arsenalit në vikend.
Pos tifozëve dhe klubit të Liverpoolit, pati edhe shumë njerëz nga bota e sportit që e ngushëlluan 37-vjeçarin përmes rrjeteve sociale.




