Ronaldo reagon pas barazimit nga Inter: Një provë e mirë, vazhdojmë të përmirësohemi

Skuadra e Interit dhe Al Nassr kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Japoni.

Takimi u mbyll me barazim 1 me 1, me golat e shënuar nga: Abdulrahman Ghareeb dhe Davide Frattesi, shkruan Lajmi.net

Pas ndeshjes, Cristiano Ronaldo ka reaguar në rrjetet sociale dhe është shprehur tejet i lumtur me paraqitjen e bashkëlojtarëve të tij.

“Një provë e mirë, vazhdojmë të përmirësohemi. Faleminderit tifozëve në Japoni për këtë mbështetje fantastike. Shpresoj që të shihemi përsëri”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e fundit miqësore për Al Nassr, madje qysh nga nesër ata fillojnë sezonin e ri në Arabinë Saudite.

Në Kupën e Arabisë, Al Nassr luan ndaj Al-Shabab, ndeshje kjo që nis nga ora 21:00./Lajmi.net/