Ylli portugez ka bërë disa paraqitje të mira, por jo duke përmbushur pritshmëritë e tifozëve.
Aventura e tij në ‘Old Trafford’ nuk po shkon më së miri, dhe sipas ‘Dailystar’, ai po e konsideron të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.
Lojtari tashmë thuhet se ka aranzhuar takime me agjentin e tij, për të konsideruar opsionet.
Manchester United nuk duket të jetë në garë për ndonjërin prej trofeve të mëdha, dhe sigurisht as kjo nuk i pëlqen CR7.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i tij sa i përket të ardhmes së tij në karrierën prej futbollisti.




