Ronaldo nuk merr pjesë në stërvitjen e Man United

Cristiano Ronaldo nuk do të marr pjesë në seancën e sotme stërvitore të Manchester United.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, ylli portugez nuk do të paraqitet sot në kampion stërvitor të ‘Djajve të Kuq’.

Arsyeja thuhet të jetë diçka familjare, ndërsa klubi e ka pranuar si shpjegim, përcjell lajmi.net.

Kjo mund të jetë vetëm një pretekst nga Ronaldo, pasi thuhet se nuk është i lumtur në ‘Old Trafford’ dhe pritet të largohet.

Disa skuadra kanë shfaqur interesim për yllin portugez, por mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.