Ronaldo nis një aeroplan me ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Cristiano Ronaldo, edhe njëherë e ka treguar zemërgjerësinë e tij.

Ronaldo është thellësisht i prekur si pasojë e tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri.

Ai ka dërguar një aeroplan me ndihma familjeve të prekura.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare Ronaldo, ka paguar tenda pako ushqimore, jastëk dhe batanije, shtretër, ushqim për fëmijë dhe qumësht dhe furnizime mjekësore për të ndihmuar në përpjekjen humanitare.

Kjo nuk është hera e parë që CR7 ka treguar bujarinë e tij.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” ka ndarë shumë të mëdha financiare për operimin e fëmijëve në tru e gjithashtu ka ndihmuar financimin e një qendre të kancerit në vendlindjen e tij.

Portugezi në të kaluarën ka mbajtur edhe pozita të ambasadorit në Save the Children, UNICEF dhe World Vision.

Ai gjithashtu i ka dhuruar 1 milion funte në spitalet portugeze gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit.

Si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri, kanë vdekur mbi 50 mijë persona.