Ronaldo kërkon transferimin e Ramos në Al Nassr

Cristiano Ronaldo kërkon ribashkimin me Sergio Ramos.
Sipas raportimit të ‘Fichajes’, superylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo dëshiron që ish-bashkëlojtari dhe mbrojtësi i PSG-së Sergio Ramos t’i bashkohet atij në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Ramos skadon në verë, megjithatë raporti pretendon se mbrojtësi veteran do të presë deri në sekondën e fundit që PSG t’i ofrojë një zgjatje.

Mbetet të shihet nëse do ndodhë një ribashkim në mes ish-lojtarëve të Real Madridit