Cristiano Ronaldo nuk po rehatohet dot me klub.
Ylli portugez nuk u përshtat më së miri në aventurën e tij të dytë me skuadrën e Manchester United dhe tashmë kërkon aventurë tjetër.
Raportime nga ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se Ronaldo ka informuar ‘Djajtë e Kuq’ se dëshiron të lirohet nga kontrata, përcjell lajmi.net.
Synimi i tij është që si lojtar i lirë t’i bashkohet ndonjë skuadre që luan në Champions League.
Man United kanë bërë të ditur se nuk duan ta shesin lojtarin dhe kanë përsëritur mbrëmjen e kaluar se nuk kanë pranuar asnjë ofertë akoma.
Bisedimet e zhvilluara në mëngjesin e së martës në Carrington kanë dështuar të gjejnë një kompromis.
Lojtari po vazhdon të stërvitet me skuadrën deri në një vendim të radhës.




