Ronaldo dje barazoi rekordin si golashënuesi numër një në histori të Kombëtareve, reagon Ali Daei

Ronaldo dje shënoi dy gola në barazimin ndaj Francës, ku Portugalia u kualifikua tutje, transmeton lajmi.net.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë tani ka shënuar 109 gola për Portugalinë, duke barazuar rekordin që Daei e kishte vendosur me Iranin mes viteve 1993 – 2006.

Ish sulmuesi i Bayern Munich e ka uruar Ronaldon që barazoi këtë rekord, që deri vonë shihej si i paprekshëm.

“Urime për Cristianon që tani është një gol larg thyerjes së rekordit tim të golashënuesit numër një në Kombëtare”.

“Jam i nderuar që ky rekord i pabesueshëm do t’i takojë Ronaldos, kampion i madh i futbollit, humanist i kujdesshëm që inspiron gjithë botën. Vazhdo”, deklaroi ai.

 

Sapo të thyhet ky rekord, Ronaldo do ketë edhe një argument tjetër si dëshmi që është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.