Ronaldo barazon rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

Me atë gol, portugezi ka arritur në shifrën e 70 golave në shtëpi, rekord që shpërndan me Lionel Messin, përcjellë lajmi.net.

35-vjeçari është duke kaluar në super formë këtë sezon dhe ka shënuar tetë gola në vetëm pesë paraqitje, kurse mungoi në dy ndeshjet e parë të Ligës së Kampionëve shkaku që ishte i prekur nga COVID-19.

Ronaldo ka shënuar 131 gola në 172 ndeshje, duke bërë të jetë golashënuesi numër një në histori të garës më prestigjioze në botë.

Ikona e Portugalisë gjithashtu ka realizuar mbi 100 gola për Kombëtaren, ndërsa synon të thyejë rekordin historik që është 109 gola në Kombëtare që e mban Ali Daei.