Lamine Yamal po konsiderohet si e ardhmja e futbollit dhe ai tanimë me 17 vite ka filluar të lë gjurmë e të thyej rekorde.
Spanjolli i Barcelonës shihet si ‘Messi i ri’, teksa për talentin e tij ka folur edhe legjenda braziliane Ronaldinho.
Ish-anëtari i Barcelonës ka deklaruar se i pëlqen ta shoh duke luajtur Yamalin dhe është i bindur se ai do të bëhet një lojtar i madh.
“Lamine Yamal është një talent i parakohshëm”, tha legjenda e Barcelonës, Ronaldinho.
“Më pëlqen ta shoh atë duke luajtur për kreativitetin e tij. Ai duhet të dëshmojë se po bën një punë të mirë. Por ai do të jetë një lojtar i madh, pa dyshim.”
Ajo që Lamine ka treguar në moshën 17-vjeçare është thjesht e pabesueshme. Barcelona aktualisht varet nga Lamine që fillon të fitojë ndeshje të vazhdueshme.
Ronaldinho fitoi Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve gjatë periudhës së tij jashtëzakonisht të suksesshme katërvjeçare te Barcelona.
17-vjeçari ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare me Barcelonën në këtë edicion, teksa ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 20 të tjerë.