Banorët e lagjes Trizla në Prilep me një marsh të qetë protestues, nga lagja e tyre deri te pishina e qytetit, nga ora 12 deri 14 kanë shprehur dje, siç thonë, revoltën e tyre kundër diskriminimit, shkruan portali Fokus, përcjell gazeta LAJM.
Para disa ditësh, disa personave të komunitetit romë i është pamundësuar që t’i shfrytëzojnë shërbimet e pishinës së qytetit.
Për këtë rast paralajmërohet parashtresë deri te komisionit kundër diskriminimit si dhe proces gjyqësor.
Por, pronari i qendrës rekreativo-sportive “Markovi kuli”, Boris Temovski i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet për diskriminim dhe tha se bëhet fjalë për respektimin e masave dhe rregullave, veçanërisht gjatë kohës së pandemisë, në pishinën e qytetit.





