Romët e kanë një, Amdi Bajramin, ama vlen sa dhjetë deputetë të BDI-së

Shkruan: Sulejman Mehazi

Romët e kanë një, Amdi Bajramin, ama vlen sa dhjetë deputetë të BDI-së

Na tregojnë pallavra politike këta të Grubave e Bujarave, se, me një njësi zgjedhore shqiptarët do humbin 10 deputetë, po edhe nëse humbin dhjetë puna e madhe, po hajt more Grubo se s’kemi nevojë për 10 deputetë kukullash e gjindihallësh. Më mirë pak deputetë e për merak sesa shumë e për kurrkund. Romët e kanë një, Amdi Bajramin, ama vlen sa dhjetë deputetë të BDI-së.