Romeo Beckham, 23 vjeç, ndau në Instagram momente nga rutina e tij e mirëqenies, duke treguar trupin e tonifikuar pas një banje me akull në qendrën ekskluzive Rebase në Londër.
Djali i David dhe Victoria Beckham publikoi gjithashtu fotografi të tjera, përfshirë një meme të Pharrell Williams me mesazhin: “Rrobat e tua duhet të jenë një zgjatim i personalitetit tënd, jo një maskë”.
Spa luksoze ofron seanca nga 40 deri në 175 funte (afërsisht 207 euro), me përfitime të shumta si ulja e inflamacionit, përmirësimi i humorit, rritja e fokusit dhe djegia e yndyrës, shkruan DailyMail.
Banjat me akull rekomandohen për 1–5 minuta në ditë, në varësi të qëndrueshmërisë individuale.
Postimet e Romeos erdhën mes thashethemeve për tensione në familjen Beckham, ku vëllai i tij Brooklyn përflitet se është distancuar pas martesës me Nicola Peltz.
Në një dalje të fundit për Javën e Modës në New York, Romeo shmangu komentet për situatën, duke buzëqeshur me thjeshtësi dhe duke pozuar për foto me fansat.