Romano zbulon yllin e Liverpool që PSG e donte para nënshkrimit me Messin

Sidoqoftë, mesa duket klubi i Ligue 1 ishte i interesuar për kapitenin e Liverpoolit, Jordan Henderson para arritjes së Messit, transmeton lajmi.net.

Ka pasur raportime që Henderson dhe “Reds” nuk po arrinin të gjenin gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano zbuloi se PSG ishte duke e shikuar situatën.

“Në prapaskena PSG mendonte për Jordan Henderson si transferim i ri para mundësisë për të nënshkruar me Leo Messin, sepse Messi ishte mundësi, nuk ishte e planifikuar”.

“Para transferimit të Messit, ata kërkonin mesfushor. Pogba ishte më shumë se komplikim ngase Man United donte ta mbante dhe PSG e shihte Jordan Henderson kur nuk kishte marrëveshje me Liverpool për kontratën e re”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në ditën e fundit të afatit veror, Henderson rinovoi edhe për katër vite me Liverpoolin.