Romagnoli: Çdo herë kur luanim ndaj Lazio, i flisja Igli Tares për transferimin

Romagnoli ka ndarë rrugët me skuadrën e Milan, për të vazhduar karrierën e tij në kryeqytetin e Italisë, te Lazio.

Pasi kompletoi transferimin, ish-kapiteni i Milan ka zbuluar se ka qenë në negociata me skuadrën romake tash e disa vite.

“Mendoj se ëndrra ime e fëmijërisë tashmë është plotësuar, pasi nuk ishte të luaja në Serie A, por të luaja te Lazio”, ka thënë Romagnoli, transmeton lajmi.net.

“Gjyshja ime, me të cilën isha shumë i lidhur, ishte tifozë e Lazios dhe ashtu ishte edhe babai im. Mendoj se ky është momenti më emocionues në karrierën time”, ka shtuar lojtari.

“Çdo herë kur luanim ndaj Lazio, i thosha drejtorit Tare se kanë mbetur edhe dy vite. Ka mbetur edhe një vit. Gjashtë muaj të mbetura… nëse është e mundur, do të shohim”, zbuloi Romagnoli.

Lojtari me numrin 13 do të mbrojë tashmë ngjyrat e skuadrës së Lazio. Lojtarë të skuadrës së re e kishin telefonuar qysh moti për ta nxitur të afrohej më shpejtë te klubi.