Skuadra e Jose Mourinho duket që është shumë afër për të nënshkruar me talentin e Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net.
Eksperti i transferimeve, Ginaluca di Marzio raporton se mbrojtësi i krahut të djathtë do arrijë në formë huazimi, me të drejtë blerje në fundin e sezonit.
Di Marzio tregon se në orët e fundit ka pasur kontakte të thella mes dy klubeve që duan ta kompletojnë sa më parë marrëveshjen.
Raportohet se ka mbetur vetëm çështja e kartonit të futbollistit të shqyrtohet, pastaj marrëveshja do jetë e kryer.