Roma e nokauton Napolin – zbehen edhe më shumë shpresat për titullin e Serie A për jugorët

Roma i ka dhënë një goditje fatale skuadrës së Napolit, duke ia zbehur maksimalisht kështu shpresat për titullin e kampionit në Serie A.

Napoli ishte në mesin e skuadrave në luftën për titull në Serie A, por këto dy xhiro një-pas-një dolën të jenë fatale për napolitanët.

Skuadra e Amir Rrahmanit luajti sot baras 1:1 ndaj Romës, në një ndeshje ku printe deri në minutën e 90+1’.

Napoli kaloi në epërsi qysh në minutën e 11’ në këtë takim, kur Lorenzo Insigne shënoi nga penalltia.

Skuadra e Spalletti administroi mirë deri në minutën e 90’. Kur mendohej se jugorët po dalin me tri pikë nga ky takim, në skenë doli El Shaarawy.

Ylli i Romës shënoi gol në minutën e 90+1’, duke i marrë pikë Napolit.

Me këtë barazim, Napoli numëron 67 pikë në pozitën e tretë dhe mbetet me katër pikë më pak sesa liderja Milan. Roma numëron 587 pikë në pozitën e pestë.