Roma dhe PSG avancojnë në bisedime për Wijnaldum

Roma dhe Paris Saint Germain janë duke avancuar në bisedime për mesfushorin Georgino Wijnaldum.

Skuadra e Jose Mourinhos janë është në ndërtim e sipër dhe një mesfushor qendror si holandezi do t’i kontribuonte jo pak këtij procesi.

Vetë lojtari është i gatshëm që të ndryshojë ambient, pasi nuk arriti ta gjente veten në Paris.

Shuma e kësaj lëvizjeje ende nuk mund të thuhet me saktësi, mirëpo ka sinjale pozitive se marrëveshja e zyrtarizimi mund të mbërrihen shpejt.