Rokulliset kamioni, bllokohet trafiku në autostradën Kumanovë-Shkup (Tek “Hipodromi”)

Një kamion është përmbysur në rrugën Shkup-Kumanovë, te kryqëzimi Hipodrom, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), transmeton Portalb.mk.

Ata shtojnë se kjo rrugë është mbyllur që nga ora 9 e mëngjesit të sotëm.

Sipas LAMM, arsyeja për ndërprerjen e trafikut në rrugën Shkup-Kumanovë te kryqëzimi Hipodrom është përmbysja e një kamioni, duke penguar rrjedhën normale të trafikut.