Roja e minierës u gjet i vdekur!

Një rast tragjik ka ndodhur dje në Prilep.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, V.D. i punësuar në minierën në Prilep ka denoncuar se M.T.(63), i punësuar si roje në minierë, është gjetur i vdekur nën veturën e tij “jugo” me targa të Prilepit.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion, transmeton TV21.